Konfigurim serverësh dhe hostim
Serverë Linux, kontejnerë, web serverë dhe certifikata, të konfiguruar pastër dhe të dokumentuar, në cloud ose në pajisjet tuaja.
Infrastrukturë IT, siguri dhe mirëmbajtje
Serverë të sigurt dhe të përditësuar, kopje rezervë që rikthehen vërtet, dhe aplikacione që punojnë edhe kur zhvilluesi i parë është larguar prej kohësh. Ne e ngremë si duhet dhe kujdesemi për të.
Si funksionon
Çdo ndryshim kalon nëpër të njëjtin proces të testuar, dhe serveri monitorohet pa ndërprerje. Kështu problemet zgjidhen para se t'i vërejnë klientët tuaj.
Serverë Linux, kontejnerë, web serverë dhe certifikata, të konfiguruar pastër dhe të dokumentuar, në cloud ose në pajisjet tuaja.
Firewall, kyçje e sigurt me çelësa dhe verifikim me dy hapa, të drejta minimale, përditësime automatike sigurie dhe mbrojtje nga sulmet.
Kopje rezervë automatike dhe të enkriptuara në disa lokacione, me teste të rregullta rikthimi, që kopja të jetë aty kur ju duhet.
Problemet i shohim para klientëve tuaj: disponueshmëria, hapësira në disk, gabimet dhe certifikatat mbikëqyren 24/7.
Marrim përsipër softuerin e ndërtuar nga të tjerët: e dokumentojmë, rregullojmë gabimet, përditësojmë pjesët e vjetruara dhe e mbajmë në punë.
Aplikacionet e vjetra përtërihen pjesë për pjesë, pa ndërrime të rrezikshme njëherësh dhe pa ndalur punën tuaj.
Kalim në cloud ose largim prej tij, dhe ulje e kostove mujore të hostimit që janë rritur me vite.
Versionet e reja testohen dhe publikohen automatikisht, gjithmonë njësoj dhe me mundësi kthimi nëse diçka shkon keq.
Firewall, Wi-Fi, rrjet i ndarë për mysafirë dhe qasje e sigurt me VPN për punë nga shtëpia.
Termat kryesorë, pa zhargon.
Raste tipike dhe çfarë do të ndërtonim për to.
Softuer i rëndësishëm, i ndërtuar para shumë vitesh. Zhvilluesi është larguar dhe çdo ndryshim është rrezik.
Server i ngritur para disa vitesh: pa përditësime, pa kopje rezervë të testuar, dhe askush nuk e di saktë çka punon në të.
Aplikacioni juaj ka gjithnjë e më shumë përdorues dhe sistemi aktual po i arrin kufijtë.
Wi-Fi që shkëputet, rrjet mysafirësh i pandarë dhe qasje nga larg me mjete të pasigurta.
Shqyrtojmë serverët, aplikacionet dhe kopjet rezervë dhe ju tregojmë qartë ku qëndrojnë rreziqet.
Listë me prioritete: çka duhet rregulluar menjëherë, çka së shpejti dhe çka mund të presë, me punën dhe koston për secilën.
Sigurojmë, përditësojmë dhe automatizojmë, me kujdes dhe me sa më pak ndërprerje.
Përditësime, mbikëqyrje, kontroll i kopjeve rezervë dhe një person kontakti që i njeh sistemet tuaja.
Kjo faqe interneti, produktet dhe mjetet tona të brendshme punojnë në serverë që i konfigurojmë, i mbrojmë dhe i menaxhojmë vetë, me publikim automatik, mbikëqyrje dhe kopje rezervë. Të njëjtat standarde i zbatojmë edhe te sistemet tuaja.
Filloni me çmim fiks
Kontrollojmë serverin tuaj dhe i gjejmë rreziqet para se t'i gjejë dikush tjetër.
Punë shtesëEUR 85 / orë
Çka duhet ruajtur, sa shpesh, ku duhet të qëndrojnë kopjet dhe pse backup-i vlen vetëm pasi ta keni testuar rikthimin. Shpjeguar thjesht.
Lexoni udhëzuesinPërditësimet, kyçja e sigurt, firewall-i, backup-i dhe monitorimi: masat kryesore që serveri juaj të mos bëhet portë për sulmuesit.
Lexoni udhëzuesinTridhjetë minuta, falas dhe pa asnjë obligim. Në fund e dini nëse dhe si mund t'ju ndihmojmë.