Produkte & sisteme biznesi
Sisteme biznesi, të ndërtuara për ju
Ndërtojmë sisteme CRM, ERP, HRM, CMS dhe LMS që përshtaten me mënyrën si punoni ju, jo anasjelltas. Fillojmë me atë që ju duhet më së shumti, dhe sistemi rritet bashkë me biznesin.
Çdo sistem që ndërtojmë përfshin
- Hyrje të sigurt me verifikim në dy hapa, edhe përmes Windows / Active Directory
- Role dhe leje të detajuara për çdo veprim
- Historik të plotë: kush ndryshoi çfarë dhe kur
- Eksport në Excel, CSV dhe PDF
- Njoftime në aplikacion, me email dhe push, në kohë reale
- Hostim në serverin tuaj ose tonin, sipas standardeve të sigurisë OWASP
AI vetëm aty ku sjell vlerë: përdorim ofrues që respektojnë mbrojtjen e të dhënave, ose modele në serverin tuaj. Vendimet e rëndësishme mbeten te njerëzit.
Çmimi sipas kërkesës: çdo sistem ndërtohet për proceset tuaja, prandaj oferta vjen pas një bisede për nevojat tuaja.
CRM
Menaxhimi i klientëve
Klientët, kontaktet dhe shitjet në një vend, me një pipeline që ekipi juaj e përdor me dëshirë.
Çfarë bën sistemi juaj
- Kontakte, kompani dhe klientë potencialë, me përgjegjës, etiketa dhe faza
- Pipeline shitjesh me kartela që i zhvendosni me maus, edhe disa pipeline sipas nevojës
- Oferta në PDF, produkte, lista çmimesh dhe disa valuta
- Detyra, përkujtues, shënime dhe historik i plotë i çdo klienti
- Email direkt nga kartela e klientit, i sinkronizuar me Gmail ose Outlook
- Panele: vlera e pipeline-it, shitje të fituara e të humbura, parashikime
- Importim nga Excel ose nga sistemi i vjetër, me kontroll për dyfishime
Ku ndihmon AI
- AI vlerëson cilat shitje kanë më shumë gjasa të mbyllen, dhe pse
- Përmbledhje të email-eve dhe thirrjeve në historik, me hapin e radhës të propozuar
- Email-e të shkruara me tonin tuaj, nga ajo që dihet tashmë për klientin
- Kontaktet nxirren vetë nga nënshkrimet e email-eve dhe kartëvizitat
Për kë është: Ekipe shitjeje, agjenci, kompani shërbimesh dhe kushdo që u shet bizneseve të tjera.
Kështu mund të duket CRM juaj
ERP
Menaxhimi i burimeve të biznesit
Financat, shitjet, blerjet dhe stoku në një sistem, me vetëm ato module që i duhen vërtet kompanisë suaj.
Çfarë bën sistemi juaj
- Kontabilitet: fatura, pagesa, përputhje me bankën, TVSH dhe raporte
- Shitje: oferta, porosi, dërgesa dhe fatura, me lista çmimesh
- Blerje: kërkesa, porosi, pranim malli dhe fatura të furnitorëve
- Stok: depo, barkode, seri dhe numra serikë, kufij për riporosi
- Faturim elektronik dhe fiskalizim aty ku e kërkon ligji
- Miratime me limite, dhe regjistrime që nuk ndryshohen pasi postohen
- Lidhje me bankat, dyqanet online dhe programin e kontabilistit tuaj
Ku ndihmon AI
- Faturat dhe kuponët e furnitorëve lexohen dhe përgatiten vetë për regjistrim
- Parashikim i kërkesës dhe propozime për riporosi nga historiku i shitjeve
- Transaksionet e pazakonta dhe pagesat e dyfishta sinjalizohen para se t'ju kushtojnë
- Pyetje me fjalë të thjeshta: "Sa i kemi shitur Hotel Alpinës këtë vit?"
Për kë është: Kompani tregtare, shitje me shumicë dhe prodhim, si dhe çdo biznes që i ka tejkaluar tabelat Excel.
Kështu mund të duket ERP juaj
HRM
Menaxhimi i burimeve njerëzore
Punonjësit, pushimet, orari i punës dhe dokumentet në një vend, ku secili punonjës kryen vetë punët e veta.
Çfarë bën sistemi juaj
- Dosje të punonjësve, kontrata, departamente dhe organigram
- Kërkesa për pushim me miratim, ditë të mbetura dhe kalendar i ekipit
- Portal për punonjës: kërkojnë pushim dhe shkarkojnë dokumentet vetë
- Evidencë e hyrje-daljeve në web ose telefon, turne dhe orë shtesë
- Lista për fillimin dhe largimin nga puna, pajisje të dhëna dhe të kthyera
- Dokumente me përkujtues për skadim, nënshkrim elektronik i kontratave
- Pagat dhe të dhënat personale të mbrojtura: i shohin vetëm personat e autorizuar dhe çdo qasje regjistrohet
Ku ndihmon AI
- Asistent HR që u përgjigjet pyetjeve të stafit sipas rregulloreve tuaja
- Përshkrime pozitash dhe plane për punonjësit e rinj, gati brenda pak minutash
- Aplikimet renditen sipas profilit të pozitës; vendimin e marrin njerëzit
- Tendencat te mungesat dhe orët shtesë dalin në pah që herët
Për kë është: Kompani me rreth 15 e më shumë punonjës, me disa ekipe, lokacione ose turne.
Kështu mund të duket HRM juaj
CMS
Menaxhimi i përmbajtjes
Përditësoni vetë faqen tuaj të internetit: faqe, blog dhe media, me editor vizual dhe publikim të planifikuar.
Çfarë bën sistemi juaj
- Ndërtues faqesh me blloqe të gatshme: ballinë, tekst me foto, galeri, thirrje për veprim
- Editor teksti me ruajtje automatike dhe versione të mëparshme që mund t'i ktheni
- Publikim i planifikuar dhe parapamje e drafteve
- Galeri mediash që i përshtat dhe i pret fotot vetë
- SEO e integruar: URL të qarta, meta të dhëna, sitemap dhe ridrejtime
- Shumë gjuhë, menu dhe formularë të mbrojtur nga spami
- Për faqen tuaj të internetit, ose përmbajtje për aplikacione përmes API-së
Ku ndihmon AI
- Tekste të shkruara dhe të përmirësuara në stilin tuaj, dhe të përkthyera në gjuhë të tjera
- Përshkrime për fotot dhe tituj SEO të propozuar automatikisht
- Kontroll i faqeve për lexueshmëri, lidhje të prishura dhe informacione të vjetruara
- Kërkim në faqe që u përgjigjet pyetjeve të vizitorëve, në vend që të rendisë lidhje
Për kë është: Kompani, komuna, media dhe organizata që publikojnë rregullisht.
Kështu mund të duket CMS juaj
LMS
Platformë për mësim online
Kurse online për ekipin ose klientët tuaj: video, kuize, përparim dhe certifikata.
Çfarë bën sistemi juaj
- Kurse me module dhe mësime: video, dokumente dhe tekst
- Kuize me vlerësim automatik, detyra me komente nga mentori
- Ndjekje e përparimit dhe vazhdim nga aty ku keni mbetur, në çdo pajisje
- Certifikata në PDF, me kod verifikimi
- Trajnime të obligueshme me afate dhe përkujtues, si mbrojtja e të dhënave ose siguria në punë
- Raporte se kush çka ka përfunduar, për menaxherët dhe auditimet
- Portal për pjesëmarrësit në web dhe telefon, në disa gjuhë
Ku ndihmon AI
- Kurse dhe pyetje kuizi të krijuara nga dokumentet dhe manualet tuaja
- Mentor AI që u përgjigjet pyetjeve të pjesëmarrësve për materialin
- Rrugë mësimi personale sipas përparimit dhe rezultateve në teste
- Titra dhe përmbledhje automatike për çdo video
Për kë është: Kompani që trajnojnë stafin, shkolla dhe akademi, si dhe kushdo që shet kurse.
Kështu mund të duket LMS juaj
Produktet
Produktet tona
Përveç projekteve për klientë, ndërtojmë dhe mirëmbajmë produktet tona. Ato tregojnë çfarë dimë të bëjmë dhe na mbajnë në formë.
OptiFisk
Softuer arke për dyqanet në Kosovë, me fiskalizim elektronik sipas ligjit.
Kosova po kalon në fiskalizim elektronik: çdo kupon duhet të nënshkruhet digjitalisht dhe të raportohet në ATK në kohë reale. OptiFisk është arka që e bën këtë për ju, thjesht dhe pa probleme.
Arka punon si aplikacion web dhe desktop, edhe kur nuk ka internet. Në prapavijë është një portal në cloud, ku pronarët menaxhojnë artikujt, përdoruesit dhe raportet.
Veçoritë
- Arkë e shpejtë për dyqane dhe kioska
- Nënshkrim digjital dhe kod QR në çdo kupon
- Raportim në ATK në kohë reale
- Shet edhe pa internet dhe sinkronizohet kur kthehet lidhja
- Artikujt, çmimet, përdoruesit dhe rolet në një portal
- Raporte ditore, eksporte dhe backup automatik
Për kë është
Dyqanet dhe kioskat në Kosovë që kanë nevojë për arkë fiskale.
Çmimi
Na kontaktoni për çmimin
Scanvia
Softuer për Windows dhe Linux që arkivin në letër e kthen në dokumente digjitale të pastra, me tekst që mund ta kërkoni.
Scanvia pranon skanime dhe skedarë në të gjitha formatet e zakonshme. I drejton, i pastron, e njeh tekstin (OCR) dhe i ruan si PDF me kërkim ose PDF/A, standardin për arkivim afatgjatë.
Është ndërtuar për punë të përditshme me volum të madh. Me profilet për përpunim në seri, mijëra faqe përpunohen me një klikim, ndërsa dosjet e monitoruara i trajtojnë skanimet e reja automatikisht. Scanvia punon tërësisht në kompjuterin tuaj, prandaj dokumentet nuk dalin kurrë nga zyra.
Licencimi
- Licencë për kompjuter ose mjedis pune, vjetore ose me blerje të njëhershme. Aktivizimi funksionon edhe pa internet.
- Çmimi varet nga volumi dhe nevojat tuaja. Na tregoni për projektin dhe ne ju përgatisim një ofertë.
- Licencën mund ta kaloni në kompjuter tjetër dy herë në vit.
- Licenca vjetore përfshin të gjitha përditësimet dhe mbështetjen. Licenca e njëhershme përfshin përditësimet e versionit kryesor aktual.
- 30 ditë provë falas, me të gjitha funksionet.
Veçoritë
- Skanerë në Windows (TWAIN) dhe Linux (SANE), si dhe skedarë e dosje
- JPG, PNG, TIFF, JPEG 2000, BMP, WebP dhe PDF, me konvertim në çdo drejtim
- Prerje, drejtim, rrotullim dhe pastrim, automatik ose manual
- Prerje e sigurt: teksti nuk pritet kurrë dhe merrni paralajmërim kur prek skajin
- Njohje e tekstit (OCR) në shqip, gjermanisht, anglisht, frëngjisht, italisht e të tjera
- PDF me kërkim dhe PDF/A, eksport në Word dhe tekst
- Profile për përpunim në seri dhe dosje të monitoruara për mijëra faqe
- Bashkim, ndarje dhe rirenditje e faqeve, ndarje e faqeve të dyfishta të librave
Për kë është
Arkiva, institucione publike, noterë, zyra avokatie, spitale, banka, kompani sigurimesh dhe ofrues të shërbimeve të skanimit.
Çmimi
Çmimi sipas kërkesës
Locavia
Gjurmim në kohë reale për automjete, makineri dhe sende me vlerë, për individë dhe kompani. E dini gjithmonë ku ndodhen gjërat tuaja dhe merrni alarm kur diçka lëviz pa leje.
Locavia i shfaq në hartë, në kohë reale, veturat, motorët, biçikletat elektrike, varkat dhe kamperët tuaj, ose automjetet, makineritë dhe kontejnerët e kompanisë. Pajisjet GPS dërgojnë vendndodhjen, ndërsa etiketat e vogla Bluetooth ju lajmërojnë kur harroni çelësat, çantën ose një vegël.
Ju njofton kur një automjet del nga zona e caktuar, kur ndizet motori natën ose kur hiqet pajisja GPS. Mban evidencë për çdo udhëtim dhe ju kujton për servise dhe kontrolle teknike. Punon me pajisje GPS të provuara nga prodhuesit kryesorë, prandaj nuk jeni të lidhur me një harduer të vetëm.
Harduer dhe abonim
- Pajisje GPS për automjete, makineri dhe sende me vlerë: me blerje ose me qira, me instalim nëse e dëshironi.
- Për individë: pako të thjeshta me pajisje, instalim dhe abonim.
- Abonim mujor për çdo pajisje, që përfshin platformën, aplikacionet dhe të dhënat.
- Çmimi varet nga numri dhe lloji i pajisjeve. Na tregoni çfarë doni të gjurmoni dhe ne ju përgatisim një ofertë.
- Të dhënat janë tuajat dhe mund t'i eksportoni në çdo kohë.
Veçoritë
- Hartë në kohë reale me të gjitha automjetet, makineritë dhe pajisjet
- Zona në hartë, me alarm kur dikush hyn ose del
- Alarm kundër vjedhjes: ndezje e motorit natën, lëvizje, heqje e pajisjes GPS
- Historiku dhe evidenca e udhëtimeve, raporte të kilometrave
- Kujtesa për servise dhe kontrolle teknike, orët e punës
- Kush çfarë ka: caktimi i shoferëve dhe i pajisjeve
- Etiketa Bluetooth që ju lajmërojnë kur harroni çelësat, çantën ose një vegël
- Qasje për familjen dhe ekipin, secili me llogarinë e vet
- Aplikacioni mbrohet me PIN ose gjurmë gishti; telefonin e humbur e çkyçni në distancë nga çdo shfletues
- Alarmet edhe me email ose SMS te një kontakt i dytë
- Aplikacion dhe qasje në web, në shqip, gjermanisht dhe anglisht
- Modalitet për udhëtime private dhe fshirje automatike pas një afati, për privatësinë e punonjësve
Për kë është
Individë me vetura, motorë, biçikleta elektrike, varka ose kamperë, si dhe kompani transporti, kompani ndërtimi, rent-a-car dhe biznese me pajisje me vlerë.
Çmimi
Çmimi sipas kërkesës
Le të flasim për projektin tuaj.
Tridhjetë minuta, falas dhe pa asnjë obligim. Në fund e dini nëse dhe si mund t'ju ndihmojmë.